Vela Market
Një vend i vetëm ku blerësit gjejnë të gjitha dyqanet Vela, dhe ku dyqani juaj gjendet edhe kur askush nuk e kërkon me emër.
Sa më shumë dyqane hyjnë, aq më shumë blerës vijnë te ju.
Sot çdo klient që hyn te dyqani juaj e keni sjellë ju: me një postim, me një reklamë, me një storie. Çdo ditë, pa pushim. Në Vela Market produktet tuaja i sheh edhe dikush që nuk po ju kërkonte fare. Nuk keni katalog të dytë për të mbajtur, sepse janë të njëjtat produkte dhe e njëjta gjendje. Dhe blerësi regjistrohet vetëm një herë për të gjithë Vela-n, ndaj herën tjetër që blen te ju, nuk ka formular për ta mbushur nga e para.
Dyqani juaj brenda tregut
Në zhvillimProduktet tuaja shfaqen edhe në Vela Market, me të njëjtën gjendje dhe të njëjtat porosi. Ju punoni si gjithmonë në panelin tuaj; ndryshimi është se tani ju gjejnë edhe njerëz që nuk ju njihnin.
Një llogari për të gjitha dyqanet
Në zhvillimBlerësi regjistrohet një herë dhe ajo llogari i vlen kudo: porositë, bisedat dhe produktet e ruajtura e ndjekin nga një dyqan te tjetri. Sa më shumë dyqane, aq më e lehtë bëhet blerja te ju.