Vela

    Politika e cookies

    Çfarë ruan Vela në shfletuesin tuaj, pse, dhe si ta fshini. Pa cookies analitike ose reklamuese.

    Përditësuar më: 17 shtator 2026 · Versioni 1.0

    Ky dokument është hartuar në shqip dhe në anglisht. Nëse dy versionet ndryshojnë, vlen versioni shqip.

    1.Shkurt

    • Vela nuk përdor cookies analitike, reklamuese ose ndjekëse. Nuk ka Google Analytics, Meta Pixel ose ndonjë mjet të ngjashëm.
    • Kodi ynë nuk vendos cookies. Përdorim ruajtjen lokale të shfletuesit (localStorage dhe sessionStorage), që është e ngjashme me cookies por nuk i dërgohet serverit me çdo kërkesë.
    • Çdo gjë që ruajmë ose është e domosdoshme që shërbimi të punojë, ose mban mend një zgjedhje që keni bërë vetë.
    • Për këtë arsye nuk ju shfaqim një banner për cookies.

    2.Çfarë janë cookies dhe ruajtja lokale

    Cookies janë skedarë të vegjël që një faqe ruan në shfletuesin tuaj. Ruajtja lokale bën të njëjtën gjë për informacion pak më të madh, dhe mbetet vetëm në pajisjen tuaj derisa faqja ta lexojë. Të dyja përdoren që faqja të mbajë mend diçka nga një vizitë në tjetrën, për shembull që jeni të kyçur ose çfarë keni në shportë.

    3.Të domosdoshme

    Pa këto, hyrja, shporta dhe porositë nuk funksionojnë.

    EmriPër çfarë shërbenSa zgjat
    sb-…-auth-tokenMban seancën e hyrjes për tregtarët, stafin dhe blerësit me llogari. Pa të do t'ju duhej të hyni në çdo faqe.Deri sa ta fshini
    cartItems:*, savedItems:*Shporta dhe produktet e ruajta për çdo dyqan.Deri sa ta fshini
    storefront_orders_v2, instagram_shop_order_ids, instagram_shop_order_tokensMban mend porositë e bëra pa llogari në këtë pajisje, që t'i shihni dhe t'i ndiqni.Deri sa ta fshini
    instagram_saved_addresses, instagram_shop_customer_email, instagram_shop_customer_profileAdresat dhe kontaktet që keni përdorur në checkout, që të mos i shkruani sërish. Ruhen vetëm në pajisjen tuaj.Deri sa ta fshini
    vela:convo:*:*Çelësi që ju lejon të vazhdoni një bisedë me një dyqan pa llogari.Deri sa ta fshini
    vela-preferred-planPlani që zgjodhët në faqen kryesore, që të jetë i përzgjedhur kur regjistroheni.Deri sa ta fshini

    4.Preferencat

    Mbajnë mend zgjedhjet tuaja. Vendosen vetëm kur zgjidhni diçka.

    EmriPër çfarë shërbenSa zgjat
    i18nextLng, landing-lang-chosen, lang-chosen, sf-visitor-langGjuha që zgjodhët (shqip ose anglisht).Deri sa ta fshini
    landing-theme, vela-app-theme, instagram_shop_theme, sf-visitor-modeTema e çelët ose e errët.Deri sa ta fshini
    vela-splash-seenQë ekrani hyrës të mos shfaqet sërish gjatë së njëjtës vizitë.Deri sa të mbyllni skedën
    sidebar-collapsed, notifications-last-seen, tutorial-*, tutorial-skip-all, vela.announcements.dismissed, vela:leadAlerts:dismissed, vela-fillo-nudge-until, vela:sf-onboarded:v1, vela:shop-sharedZgjedhjet në panel: menyja e mbledhur, njoftimet e lexuara, udhëzuesit e përfunduar dhe mesazhet që i keni mbyllur.Deri sa ta fshini
    instagram_filter_visibility, instagram_filter_order, products_filter_visibility, storefront_recently_viewedFiltrat që keni rregulluar dhe produktet që keni parë së fundmi.Deri sa ta fshini
    vela:chat:history:v1Bisedat e fundit me asistentin e Vela në panel, që t'i gjeni kur ktheheni.Deri sa ta fshini

    5.Shpejtësia

    Kopje të përkohshme që e bëjnë panelin dhe dyqanin më të shpejtë. Nuk përdoren për t'ju ndjekur.

    EmriPër çfarë shërbenSa zgjat
    pgcache:*, pgcache-uid, products, vela:businessId:v1:*, vela:shopDetails:v1, vela:appearance:v1, vela:exchangeRates:v1, product-ratings:v1, variant-options:v1Kopje të përkohshme të të dhënave që keni parë tashmë, që faqet të hapen shpejt. Rifreskohen nga serveri.Deri sa ta fshini
    instagram_posts_rawLista e postimeve të Instagram gjatë importit, që të mos shkarkohet dy herë.Deri sa të mbyllni skedën

    6.Njoftimet në shfletues

    Nëse lejoni njoftimet, shfletuesi instalon një "service worker" (një skript i vogël i Vela që merr njoftimet edhe kur faqja është e mbyllur) dhe krijon një adresë njoftimesh te shërbimi i njoftimeve të shfletuesit tuaj. Mund t'i çaktivizoni në çdo kohë nga cilësimet e shfletuesit.

    7.Palët e treta

    • Shkronjat shkarkohen nga Google Fonts dhe Fontshare. Këta servera shohin adresën tuaj IP kur shkarkojnë shkronjat. Ne nuk u japim asnjë informacion tjetër.
    • Cloudflare, që mbron serverat tanë, mund të vendosë një cookie sigurie të domosdoshme për të dalluar trafikun e vërtetë nga sulmet.
    • Paysera (faqja e pagesës) dhe Instagram / Meta (kur lidhni llogarinë) vendosin cookies të tyre në faqet e tyre, sipas politikave të tyre.

    8.Si t'i kontrolloni

    Mund ta fshini ruajtjen lokale në çdo kohë nga cilësimet e shfletuesit ("Fshi të dhënat e faqes" ose "Clear site data"). Kjo ju nxjerr nga llogaria, zbraz shportën në atë pajisje dhe rikthen preferencat. Mund ta bllokoni plotësisht, por atëherë hyrja dhe shporta nuk do të punojnë.

    9.Ndryshimet dhe kontakti

    Nëse fillojmë të përdorim ndonjë mjet analitik ose reklamues, do ta përditësojmë këtë faqe përpara dhe do t'ju kërkojmë pëlqimin aty ku ligji e kërkon. Për të dhënat personale në përgjithësi shih Politikën e privatësisë. Pyetje: [email protected].

    Kthehu në krye

    Kush e ofron këtë shërbim

    Operatori
    Vela
    NIPT / NUIS
    M62102028V
    Adresa
    Rruga Hamdi Sina, Tiranë, Albania
    Email
    [email protected]
    Faqja
    https://shop.vela.al